Fryma poetike e së dielës me poeten;-Esmeralda BREGAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/esmeralda-bregaj.jpg)
Mrekullia e parë .. Je ti!
———————————
Bota i thyen të gjithë
Të lagur e të pa lagur
Të etur e të pa etur
Të ngrysur e të pa ngrysur
Të gjallë e gjysmë të vdekur.
Dhe shenjat koha s’ti fsheh
Por i mbledh e i fashon
Mundohesh, i kuron me gjakun që pikon,
Me shpirtin që rënkon,
Kërkon
Në ato shenja forca jeton!
Ohh njeri,
Ngrehe kokën e lufto
Mbyte kujtesën, puthe harresën
Një lule apo dy
Një dimër apo dy
Një behar do vij një ditë
Një behar që ta kuptosh kur të hapësh sytë.
Ja dhe hëna po lëngon
Të shikon e nuk kërkon
Të flet dhe memece
Të sheh dhe miope
Kur shtrëngata kalon si shtëllunga e stoqe.
Ohh njeri,
Shiko në pasqyrë atë krijesë hyjnore
Puthe pak e përqafoje
Dhe nga hallet çliroje..
A e njeh………..
Je ti!
Buzëqesh kur bota të çjerre sytë
Sfido dhe kur mjegulla të ka zënë në fyt.
Kape me forcë e mblidhe me mall
Se jeta është NJË e jetoje i gjallë!
Unë jam me ty
Bota i thyen të gjithë
Dhe në vendet e thyera
Lindin mrekullitë
Mrekullia e parë .. Je ti!
/QendraPress.com/