Çaste poetike me poeten:-Drita Kosumi SYLA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/drita-syla.jpg)
TINGUJT E HESHTJES
——————————.
Në një cep të botës
ku dritat flasin më shumë se njerëzit
heshtja përplaset me muret
si një valë deti e trazuar.
Hapat e mi bien ngadalë
mbi pllaka të ftohta asfalti
ndërsa qielli shkruan histori
me re që zhduken para syve.
Një erë e lehtë prek flokët e mi,
si një kujtim që s’di kujt i përket.
Nuk ka orë, nuk ka kufij,
vetëm një ndjenjë që pulson në gjoksin tim.
/QendraPress.com/