Çaste poetike me poeten:-Shqiponja PEZAJ VESHAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/shqiponja-veshaj.jpg)
Udhëtar i panjohur!
———————-
Çdo gjë tani më duket e largët,
Të gjitha mendimet bien pa zhurmë,
Prologu i zemres si shpatë mbi plagët ,
I ndan mendimet në : lot dhe gjurmë!
Ti humbe në netët e errëta të Trojës ,
Si zemërim i stuhis që dimri shpërndan,
Por ende kërkon në labirintet e kohës ,
Një shpirt , brenda shpirtit Homerjan!
Udhëtar i panjohur në ëndrrat e mia ,
Nuk di ku rrugën netëve të ta pres ,
Në fund tê Itakës ku prehet qetësia ,
Për sytë e tu koral kërkoj të vdes!
Si mundesh te shfaqesh pa pasur mëshirë?!
Në botën e kujtimeve vjen dhe shkon,
Të të mbaj larg zemrës ka qenë e vështir ,
Jam njeri ,s’jam Zeus ,as Posedon!
Teksa shikoj që ti qenke gjallë,
E jo një hije që bredh brenda shpirtit,
Le të na vras e farkëtoj ky mall,
Nëse dashuria është thembra e Akilit!
/QendraPress.com/