13 vjet nga tragjedia në Restelicë
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/Restelica.jpg)
Sot bëhen 13 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat ky në komunën e Dragashit ku si pasojë e rënies së ortekut të borës kanë humbur jetën 10 banorë të këtij fshati, të gjithë të një familjeje.
Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm në atë kohë 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tashmë jeton te të afërmit e saj.
Asaj i vdiqën babai, nëna, vëllai dhe gjyshërit.