Çaste poetike me poeten;-Taena MATA

Të duash

———————-

Udhëtove mijëra kilometra,

vetëm për të më parë..!? –

i çuditur ai i tha

dhe i puthi buzët trëndafili,

ëmbël e gjatë…

Kur frymoj në ty

Zoti më jep krahë –

rreth e rrotoll

do t’i bija globit dhjetra herë,

për një minutë me ty

dhe një puthje si kjo, –

i tha ajo,

duke e parë me një palë sy,

ku shkëlqenin mijëra diej

dhe ju ngjit në kraharor.

/QendraPress.com/