Çaste poetike me poeten;-Lavdije HOXHA

Çfarë na duhet pasuria?!

——————————

Dy vëllezër të një gjaku,

Lindur e rritur nga një nënë,

Në mes tyre kish lindur sherri,

Për pasurinë ishin zënë.

Ziheshin vëllezërit dita ditës,

Grindeshin e shaheshin me fjalë,

Sherri vinte duke u rritur,

Grindeshin veç për një gardh.

Ziheshin e grindeshin vëllezërit,

Çdo ditë me fizik e fjalë,

Asnjëherë s’gjetën qetësi,

Ngul e shkul të shkretin gardh.

Gardhi i shkretë nuk bënte zë,

Pas fijes ju shkonte,

Si një dëshmitar i heshtur,

Vëllezërit i dëgjonte.

Po tani si për çudi,

Vëllezërit s’jetojnë më,

Gardhi është akoma gjallë,

Si një dëshmitarë pa zë.

S’ka ç’na duhet pasuria,

Para dashurise,

Pasuria shkon e vjen,

Po të humbi dashuria,

Është vështirë, zor se e gjen.

Qofsh i miri i gjithë botës

Qofsh i pasur miliarder

Nuk të duhet pasuria,

Kur e ke shpirtin zeher.

/QendraPress.com/