Ndahet nga jeta profesori dhe shkrimtari Muhamed Kërveshi

Ka ndërruar jetë sot profesori Muhamed Kërveshi në moshën 90 vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
“Me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se, sot, pas një sëmundje të rëndë, ndërroj jetë babai, gjyshi, Prof.Dr. Muhamed Kërveshi në moshën 90 vjecare, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar! Zemra e tij pushoj e qetë dhe pranë më të dashurve! Babi ishte profesor i Universitetit të Prishtinës deri në pensionim”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Muhamed Kërveshi kishte lindur në Mitrovicë më 1935.
Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. Ishte larguar nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb. Ai ishte rikthyer në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.
Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Muhamed Kërveshi, poet i afirmuar, ishte prezentuar në shumë panorama dhe antologji të poezisë shqipe, të botuara në Kosovë (në frëngjisht, në italisht, në gjermanisht, në anglisht, në turqisht, në serbisht), në Shqipëri, në Republikat e ish-Jugosllavisë dhe Vojvodinë edhe në vende të ndryshme të botës. Poezitë e këtij autori janë botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe” (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963. Poezitë e Muhamedit botohen në spanjisht ne Revistën letrare “Comoran y delfin” Buenos Aires (Argjentinë), 1971. Muhamed Kërveshi është përfaqësuar në “Antologjinë e Evropës…” në gjuhën gjermane, që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Dr. Egon H. Raketa, në Bon, më 1976