Fryma poetike e së dielës me poeten:-Farie BISHA

Rrënjët…
—————————-
i shkëpusim për tokën e premtuar,
të verbër si nomadët bredhim botën,
në kërkim të paqes së munguar,
duke harruar se rrënjët na ndjekin.
Ikim prej tyre – apo iluzionin besojmë?
Degët e humbura kërkojnë dritën,
si një lule që mbi shkëmb gjendet e vetme,
pa tokë, pa rrënjë.
Habitesh: si mbijeton?
Thatësirës i reziston,
mbërthehet pas gurit,
por era e tund, e lodh, e thërmon.
]Varet në boshllëk, shtrin degët,
tokën kërkon të ngulë rrënjët e humbura,
të gjejë veten.
Ndërsa përgjatë rrugës
zbulon se rrënjët i ka me vete.
Prandaj mbijeton, rritet, çelet,
genin e ka në thelb, përshtatet,
por nuk humb origjinalitetin.
Në limfën e saj është forca,
e vërteta, bukuria, ngul rrënjë
të reja atje ku era e çon.
/QendraPress.com/