Fryma poetike e së dielës me poeten:-Irena HOXHA

KUR NGJIT BUZA
————————–
Në të parë, e në të shkuar,
si një re e shkarkuar,
në të prekur e në të ndjerë,
si një prush i përzier!
Nê të thithur kur ngjit buza,
përvëlon e djeg si shpuza!
& & &
NDODH NDONJËHERË
———————————–
Ndodh ndonjëherë, ti lësh ëndrrat në mes,
si e dremitur,
e ndihen, si një gotë e kristaltë, e plasaritur!
Ndodh ndonjëherë të psherëtish,
si oshtinë malet nga era,
në portat e muzgut që të dërgojnë,
në monopate të tjera!
Ndodh ndonjëherë, të fshihesh,
si Hëna përmes reve,
dhe si një krismë të shkarkosh,
ndërmjet rufeve!
/QendraPress.com/