Fryma poetike e së dielës me poeten:- Shukrije Dedinca BOROVCI

Mos më kujto! 2025
—————————
Mos më kujto moshën
nuk dua fare t’ia di,
mos me thuaj numrat
e as ditët,
janë vetëm shifra….
Mos më kujto fare
vuajtjet e jetës
e as te hidhurat,
janë te kaluarat….
Me bej ti kujtoj vetëm te mirat
gëzimet e përjetimet e ëmbla,
ato qe sot me bëjnë
t’mos e ndij moshën
e as t’mos e përmend…
Dua sot te di,
jo për moshën e ditët qe do vijnë…
dua ti mbaj këto qe janë,
dashurinë qe kam për ju
thelle ne zemër do zen vend,
dëshirat e uratat e mia
prej aty burojnë,
do i freskoj përherë,
janë për jetën tone…..
për zemrat qe qiltert duan e dashurojnë…
/QendraPress.com/