Çaste poetike me poeten-Nexha REÇICA


NËNTORI I FLAMURIT
—————————————
Të hidhemi sot në valle
e të mos ndalemi kurrë
të gjithë në zemër e kemi
vetëm një flamur.
Vlorën e kemi tempull
tempull të shenjtë t’lirisë
lirisë së çdonjërit
dhe të gjithë shqiptarisë.
Të jehojë këngë Kosove
të jehojë këngë Shqipërie
bashkimin kombëtar
e kemi kulm shtëpie.
Kur të jemi të bashkuar
festa e kënga kanë kuptim
kemi një gjuhë e një flamur
këtë çdo kush e di.
/QendraPresss.com/