Çaste poetike me poeten;-Eva Esat KACANJA

Kravatë s’ je për mua

————————

Kravatë s’ je për mua,

Varju dikujt tjetër,

Për nyjet e tua,

Duhet dorë mjeshtër.

Unë jam harrakate,

Por e pastër borë,

Zotin e kam mik,

Mikun kurrë dashnor!

Jam kaproll i lirë,

Udhëve, ëndrrave, shtigjeve,

Herë përlotur dherave,

Herë krahëvarur yjeve!

/QendraPress.com/