Çaste poetike me poetin;-Zymer H.HALITI

GJUHA JONË
(Në ditën botërore të gjuhës amëtare)
—————————————–
Sot më ngrohtë agoi dhe dielli
në çdo cep të tokës arbërore
më i pastër dukej dhe qielli
në këtë ditë gjuhës amtare.
Edhe fëmijët recituan bukur
vjershën e ëmbël Gjuha jonë
dashuria e madhe,e strukur
ruhet shumë në shtetin tonë.
Sot kujtojmë martirët shqiptarë
që për gjuhën punuan e luftuan
i nderojmë si asnjëherë më parë
për atdheun e gjuhën kontribuon.
Që nga De Rada,Naimi,Mjeda
gjuha jonë u fol dhe u shkrua
do të flitet sa të jetë kjo jeta
kurrë,kurrë s’ka për t’u harruar.
/QendraPress.com/