Çaste poetike me poeten;- Margarita Llapushi ZENELI

Dashuria
——————————
Ajo s’erdhi me shikim të parë,
një shkues e solli në pragun e saj,
për të nisur një jetë të mbarë,
të mbinte si filiz i njomë në maj.
Erdhi me këmbët fort mbi dhe,
s’kërkoi asgjë, veç dashuri,
ndër vite eci mes shi e rrëke,
më e fortë dilte nga çdo stuhi.
Nuk njohu luks, as pasuri,
as aromën e jetës së lehtë,
ushqehej me respekt e mirësi,
vishej me thjeshtësi të vërtetë.
Kurrë s’u shua, s’u tret nga era,
fara e saj mbinte kudo,
kur dimrat e thanin të tërën,
ajo lulëzonte sërish nga fillimi !
/QendraPress.com/