Çaste poetike me poeten;-Altina HADËRGJONAJ

Atdhe
———————-
Agimet janë bërë të ndritshme
Sa herë janë ngritë stuhitë mbi ty
Jemi zgjuar nga sfondi i një pikturë
Edhe yjet e braktisur kanë ndryshuar ngjyrë
Sa ofshamat i ke mbytur
E përplasur i ke brigjeve të hirta
Tundimet i ke shtuar
Ditët e bardha na ke ofruar
Të thyen
Të copëtuan
Ëndrrave u dhanë zgjime të hidhëta
Kurmin e shpresës ta tundën
Krahë thyer të deshën
I shitoftë Zana
Ata që prekin ylberin e syve tu
Në prushin e ëndrrave,
paçin rrugë pa kthim
Himn i djegur mbetshin
Mos u këndoftë kënga e tyre kurrë
Kosovë, tokë e bekuar!
M’je dashni!
/QendraPress.com/