Çaste poetike me poetin;-Hatip HULAJ

KEQPËRDORIMI I LIRISË

————————————–

Heu ç’na polli kjo liria

“sallamadi demokracia”,

luftë bëhet për kisha e xhamia

me shkolla të dyshimta ushqehet rina.

Dikur në këtë Kosovën trime me nam

s’dihej kush ishte i krishterë e kush mysliman,

në biblioteka të gjithë së bashku rrinin

në mendje e kishin shkencën dhe leximin.

Përveç lëndëve profesionale

mësohej literaturë kombëtare,

të rinjtë e kësaj kohe nuk lodheshin për fe,

angazhoheshin për shkencë,barazi,

komb e atdhe .

Bëni çka të bëni o rini e mbarë

mos harroni se të gjithë jemi shqiptarë

mjaftë të tjerit na shumë shtete na kanë ndarë

gjithë ku flitet shqip, jemi vetëm një farë !

QendraPress.com/