Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Një aksident i rëndë mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku bëri të ditur se në aksident tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 19:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugorë në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë dy ve

tura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti.