Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Esmeralda BREGAJ

E ëmbla dashuri

————————–

E bukura

E ëmbla dashuri.. të mora në krah dhe

kur krahët me qen prerë

Te putha ne ballë dhe kur fati të kishte çjerrë!

Mos u largo, rri me mua..

të të vadis ,ohh sa te dua

Po , do të të shtrëngoj sa frymë mos te kesh

E imja e hirta, e çiltra perëndeshë!

Dashuri

S’të pata thënë

Nuk dua ëndrrat gjurmë të len!

Nuk dua rrugëve të lodhem!

Dua te shpirti yt ,

në këtë jetë të çlodhem!

Dashuri

I ëmbli mëkat

Kush të ka për fat

Në ketë jetë të ngratë

Jeton pa biletë kthimi për në qiell in e shtatë!

Unë , do të adhuroj

Nuk pretendoj

Veç lumturoj

Sa herë të shtrëngoj!

E bukura ,

e ëmbla dashuri

Më erdhe pa ftuar

Më fute në gji..

Sa bukur të jesh nën kurthin e lumturisë!

Kur fjalëkalimi është “ hiri i dashurisë”

I gdhendur në gurë

Nga fati.

Gëzuar hirin e perëndisë miqtë e mi…

 Dashurinë.

Alda

/QendraPress,com/