Fryma poetike e së mërkurës me poetin:-Gëzim AJGERAJ

PËR FJALËN
——————–
po e thellë
po e etshme
lindi fjala
me gjakun e mendimit
polli anatemë e saj
e u bë dritë
pak kush e besoi
në shkëlqimin e saj
vetëm poeti
e gdhendi e gdhendi
me daltën e mendimit
për nuse në vargun e fjalës
pastaj u martua
dhe vdiq në prehrin e saj
lum ai çfarë vdekje
në shtratin e vargut
më i miri
mbeti lapidarë
në epitafin e fjalës
/QendraPress,com/