Fryma poetike e së mërkurës me poetin:- Rexhep F. MORINA

LIDERI DINAK
—————————-
Sikur gjeli që ja merr këngës,që me natë,
Kështu,një lider partie këndoi në fushatë.
Me zë buçiste, të joshi shumë babaxhanë,
Në skenë dilte i rrethuar me ca zabërhanë.
Para publikut, i shfaqte përrallat ky çunak,
Fjalët i kish të ëmbla mjaltë, e trurin dinak.
Sa herë i vuri vetës diademë perandorake,
Duke mburr të arriturat, veprat dhelparake.
Në anën tjetër shante të gjithë taborin rival,
Se nuk i peshonin fjalët me të njëjtin kandar.
Ata thonë:se liria e popullit tonë ka një emër,
Por jo të atyre,që Serbinë e mbajnë në zemër.
/QendraPress,com/