Fryma poetike e së dielës  me poeten;-Ermira IFANDI

SA …!

————————-

Sa pak përpiqemi ,

sa pak duam ,

sa pak veten e njohim !

Sa shumë flasim,

sa shumë urrejmë,

sa shumë vetëmburremi !

Sa pak flasim me njëri – tjetrin,

sa pak pothuaj aspak falim ,

sa pak ëndrra kemi !

Sa shumë i thellojmë largësitë ,

sa shumë paragjykime ,

sa shumë kohë e humbur !

/QendraPress.com/