Fryma poetike e së dielës me poeten;-Liljana NDONI

Kur vdes koha
—————————-
Në buzëqeshjen e lehtë tundë kokën me psherëtimë,
Dashuria shikonte kohën që i kushtonte dhe qeshte,
Ironia e fatit ja mbyllte sytë të vërtetës me pohim,
E kundërta qesharake në një univers e mashtronte.
Në brishtësinë e një gruaje vdiq për një mometë,
Zgjohet kanibalë nga etjet për gjak e vë në prehë,
Në komedinë e jetës si të vuajtur modestia zë vend,
Në pjatën e mishit dhe verën e vjetër fillon e shprehë.
Lulëzoi përsëri mbrëmja ,pa ligje për tu respektuar,
Si një Zotë që disponon sikurse kur i del Hëna,
Por më pas ,gjumi zë në cepin e një zemre të dashuruar,
Dhe koha u përpoq ,por u shkatërruan se orët ishin të zëna.
Në hënën magjike që emocionet dogjën kohën,
Vallet me ëndrra të zhgënjyera poezive mbetën,
Ndërsa koha po vdiste dashuria mbeti pa strehën,
Diku e ndjenë si një profum dhe me kujtimin e sai të trishtë ti ecën..
/QendraPress.com/