Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

MARSI…..]
————————-
Në penxhere rreth sabahi
një bylbyl zbritun nga mali
tufë me lule më dhuroj
muaj t’mbarë me shpirt uroj.
Ciu ciu ciu n’penxhere tjetër
ma gëzofsh moj çikë pranverën
pak borë bjeshke të zbrita poshtë
mbarë e mirë Marsi të shkoftë.
Si këto lule ngjyra ngjyra
jeta është si vetë natyra
herë bjen diell e herë bjen shi
sikur jeta gëzim e mërzi.
Edhe pema dimnit loton
vjen pranvera nis e g’zon
Marsi i gjatë 31 ditë
dashuron siç dashnojnë t’ritë.
Edhe Marsi huqe ka
i thotë vetit me u shpërla
fillojnë pleqtë me i dashtë shumë plakat
një nga një ju bien pllakat.
I thotë plaka ç’ke mor plak
deri m’ramë m’ke dhan “dajak”
t’nisim Marsin mirë e qetë
t’pata shok e mik në jetë.
/QendraPress.com/