Çaste poetike me poetin;-Maxhun OSMANAJ

ÇELÈSI I DERËS SË TAKIMIT
———————————————–
Çelësin e derës e ka marrë sot harresa,
Më fal për këtë udhëtim të kotë,
Më thirr një ditë apo në një ëndërr,
Brenda dhomës së shpirtit të pret kujtesa,
Eh, sa labirinte mendimesh na shfaqka kjo botë!
*
Ç’ të flasim në dhomën e mbyllur?!
Kur koha na dehu nga lëngu i dashurisë,
Gjithçka mund të përtypim a të flasim shpërfillur
Le të na kursejnë sot tufanet e pjekurisë.
Ç’t’i themi këtij cikli apo graviteti ditor?
Diku lodron një vranësirë,
Diku “vdes” një ditë me një perëndim
Pylli i lumturisë, s’rri gjithmonë n’fron mbretëror,
Diellin e presim prapë, na rrit me shkëlqim..
/QendraPress.com/