Çaste poetike me  poeten;-Lubi H. TOTA

Dashurova se m’tha zemra!

———————————————

Çdo ditë për ty këndoj një këngë

Një rrëke lotësh më vjen në sy,

Në këtë botë kaq të acartë

Ty të kam dritë për sytë e mi !

Unë dashurova se më tha zemra

I fola hënës dy fjalë për ty

Të zgjodha lule zambak me rrema

Ta nisim jetën bashkë ne të dy.

Dal bregut detit e pres pranverën

Herë mar një këngë her melodi

Unë e kërkova krejt botën mbarë

Askund nuk pash moj vajzë si ti.

Sa her shikova dy sytë e tua,

Në sytë e mi derdha shumë lot

Je si kristal ,si ujë burimi,

Ndaj zemra ime të donë kaq fort.

Unë dashurova se më tha zemra

Dhe për ty këngës s’kam me ja nda

Falma moj falma ti dashurinë

Ta nisim jetën plot me sevda .

Kopsht trëndafilash do ta bëj jetën

Në botë nuk ka si ne të dy

Unë dashurova se më tha zemra

Po dashuro moj vajzë dhe ti

Shkroi SULBIE .H ShEHU

/QendraPress.com/