Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA

UDHËKRYQ
Një mendje më thotë: Hip mbi një gjethe vjeshte
e hapësirën qiellore ktheje në ndërgjegje
për të zgjidhur udhëkryqet.
Mendja tjetër më thotë: Rri në tokë
dhe ec në rrugë milingonash
që të kuptosh se aty s’ka mëdyshje!
Përsëri kjo mendja, si kokërr gruri
derdhet mbi një rrëkezë
dhe kërkon hapësirë detare.
E tmerrshme,
Sa shume udhëkryqe,
Sa pak dritare!
/QendraPress.com/