Arrestohen tre të dyshuar për privim të kundërligjshëm nga liria Prizren.

    Zëdhënësi i policisë  rajonale në  Prizren Vesel Gashi, njofton se me  12 mars 2025 njësite policore nga Stacioni Policor në Prizren pas pranimit të informatës se në një fshat të Prizrenit një person mashkull kosovar dyshohet se ishte privuar kundërligjshëm nga liria, kanë ndërmarrë veprimeve të shpejta operative hetimore duke arritur që të lokalizojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar meshkuj kosovar me inicialet F.Sh. viti i lindjes 1998, A.Sh. viti i lindjes 2001 dhe D.Sh. viti i lindjes 2003, të cilët me viktimën ishin nisur në drejtim të Prizrenit. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pistoletë e tipit EKOL e kalibrit 9 mm e cila do të përdoret si provë për Gjykatën. Pas arrestimit të të dyshuarve viktimës i është ofruar tretman mjekësorë në qendrën emergjentë të Spitalit të Prizrenit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim pennal për veprat penale ‘’Privim kundërligjshëm i lirisë’’, ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armeve’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ njofton Gashi..