Nisi ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën “Adem Jashari”, në lagjen “Bashdarhane”, në hapësirën e ish-objektit të ndërmarrjes “Liria” në Prizren.

Ky projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka për qëllim rregullimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve. “Kjo është “një ndërhyrje e rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës dhe për përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thekson komuna.