Çaste poetike me  poeten;-Shpresa Fundo GJERGJI

Ajo

——————

Në fund të fundit nuk më duhet të ndryshoj gjë!

Unë jam ajo!

Ajo,

që brenda ëndrrës ëmbëltohet në paqe,

Që energjinë e kthen në fllad…,

Aty ku bota e saj shpërfaqet,

Ti, gjen qetësinë tënde të art.

Jam po ajo,

Ajo që sytë e tu shohin…,

Që padyshim,

dikush tjetër s’mund ta shohë sikurse ti!

E ndërsa sytë e mi do të të zgjonin,

Unë prapë, ajo jam, pa përsosmëri!

Ti e di, e di mirë,

unë ajo jam!

Ajo, që jo gjithkush do të donte ta shihte me syrin tënd.

Lumi ynë rrjedh pa u ndalur,

e rrjedha e tij gjurmët ka lënë.

Duke rrjedhur e gërryer ka bërë vend,

Ashtu vështrimi yt, tek unë ka mbetur,

E unë në vështrimin tënd,

aty jam tretur.

Jam vërtet ajo që përpiqet të jetë,

më e mirë, më e matur…,

Sepse më ke parë me sytë e zemrës,

siç ti, gjithmonë më ke dashur!

/QendraPress.com/