Ndërtimi i rrethrrotullimit në “Bazhdarhane” – Bllokime dhe rrugë alternative nga 14 marsi

                        Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se nga nesër, më 14 mars 2025, do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën “Adem Jashari”, pranë ish-objektit të “Lirisë” në lagjen Bazhdarhane, Prizren.

Sipas njoftimit, do të ketë bllokime dhe ndryshime në qarkullim:

Rruga ‘Adem Jashari’, drejtimi për Bazhdarhane te hyrja e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e bllokuar – alternativë e kësaj do të jetë rruga ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham).

Rruga nga Bazhdarhanja, nga rrethrrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar – alternativë për lëvizje të automjeteve do të jetë rruga ‘Ahmet Prishtina’ (në drejtim të shkollës ‘Lekë Dukagjini’), ku mund të shfrytëzohet edhe rruga ‘Qazim Berisha’.

Rruga ‘Brahim Osmanaj’ do të jetë e bllokuar në fillim të saj dhe do të jetë vetëm për banorët e kësaj rruge, ndërsa dalja nuk lejohet (do të jetë me dy kahe, hyrje dhe dalje nga e njëjta rrugë).

Drejtoria kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, duke bërë thirrje për lirimin e disa rrugëve nga automjetet:

Luten banorët që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugën ‘Nuredin Shala’.

Rruga ‘Rexhep Kabashi’ duhet të jetë e liruar nga veturat.

Rruga ‘Xhevë Lladrovci’ duhet të lirohet nga veturat për qarkullim të lirë të automjeteve.

Për të shmangur kaosin në trafik, autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë për lirimin e rrugëve:

“Në të kundërtën, do të detyrohemi t’i lirojmë rrugët me merimangë dhe të gjitha shpenzimet do t’i bartin pronarët e automjeteve”.

Qytetarët ftohen të respektojnë udhëzimet për të lehtësuar lëvizjen dhe për të shmangur pengesat gjatë zhvillimit të punimeve.