Nipi trashëgon pasionin e gjyshit –Shkruan;Enver SAHITI

Në grumbullin e librave të mia, gjendet edhe libri përmbledhja e parë e këtij poeti të ri i cili premton shumë. Pra Enesi një poet i ri dhe i cili ka zgjedhë rrugën e gjyshit të tij dhe merret me shkrime si poezi prozë dhe tregime të gjithat për fëmijë. Për ta njohur edhe më mirë Enesin po e japim këtë;

Biografia të shkurtër të poetit të ri ENES SELISHTA

———————————————————————

Enes Irfan Selishta lindi më 03.07.2011 në Gjilan, Enesi është fëmija i parë i familjes. Prindërit për shkak të nevojës së punës ku babai për arsye pune, transferohen nga Gjilani në Prishtinë dhe sot e ca vite jetojnë dhe veprojnë aty. Kur Enesi arrin moshën gjashtëvjeçare, fillon në klasën e parë në vitin 2017, ndërsa pjesën e edukimit parashkollor, e kishte kryer në Gjilan në SHFMU “Thimi Mitko”, te mësuesja Selvie Shkodra-Shurdhani, ndërsa shkollën e rregullt e filloi në SHFMU “ILIRIA” në Prishtinë dhe mësuese e kishte mësuesen e nderuar Driada Kabashi Balidemaj , Enesi, ky poet i ri, ishte ende nxënës i kësaj mësueseje të vyeshme e punëtore. Në kohën sa ishte nxënës i kësaj shkolle, i klasë së V/4, një nxënës i urtë, punëtor e i dëgjueshëm dhe shumë i zgjuar, e këtë më së miri e tregojnë notat e tij te radhitura në ditar. Pra në moshën 11 vjeçare Eenesi botoi përmbledhjen e parë me poezi të titulluar ” Foleja e vargjeve të mia” ku këtë përmbledhje redaktim, recensim, dhe lekturim e bëri Profesoresha e nderuar #Flora Peci. Enesi sot i ka 14 vjet dhe vazhdon shkollimin në klasën e IX në SHMU “ILIRIA” në Prishtinë, dhe ka në përfundim edhe përmbledhjen e dytë të cilën është duke e kompletuar dhe së shpejti do dorëzohet për shtyp dhe botim. Nga ky talent presim edhe me tutje rezultate dhe përmbledhje te reja, si me prozë, ashtu edhe me poezi. I urojme shumë suksese ne punën e tij krijuese./QendraPress.com/