Sekuestrohen tre armë zjarri dhe 188 fishek në Prizren

Hetuesit e Stacionit Policor Prizren, kanë marr informate se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me pas është marr urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake. Zëdhënësi i policisë ne Prizren Vesel Gashi, me 13. mars .2025, është zbatuar urdhëresa për kontrolle të shtëpisë së dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, gjatë kontrollit janë gjetur armë, municion dhe mjete tjera të dyshimti , konkretisht janë gjet: – 1(një ) Pushke gjuetisë me 20 fishek – 1(një) Pistoletë ‘’Ekoll’’ special 99, me 20 fishek, – 1 (një ) Pistoletë M57, me 48 fishek, – 1 (një ) gëzhojë – 100 (njëqind) fishek, – 1 (një) Shufër me hapje – 1 (një) Thikë me gjatësi tehu 21cm Për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit. Në të këtë rast janë sekuestruara armë, municione dhe mjete tjera dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”. Është me rëndësi të ceket se I dyshuari i rastit , S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë ne Familje) dhe i njëjti ndodhet në Paraburgimit,pohon Gashi.