Çaste poetike me poeten:-Valbona HADRI

Valë shpirti

————————

Brenda vetës sime ndiej rrahje të shumta

Është zemra që rrah me nxitim

Drita që zbret nga kodrinat e ulta

Errësira që po braktis shpirtin tim.

Valët e shpirtit kërkojnë në mes territ shpëtimin.

Prandaj unë thërras emrin tënd

Se ti je i vetmi që më bën ta harroj trishtimin

Dhe mua përherë me çmend.

Mes detit lundroj të rrëmbehem nga vala.

Nuk dua të di, ku më dërgon.

Si barkë e thyer nga lundrimet e gjata

Si anije pa marinar dhe timon.

Kohë e gjatë larg teje,

ma ka rrudhur shikimin

Po prapë nga e nesërmja s’kam drojë

E kapur e tëra mbas fijes së shpresës

Dhe ëndrra, që për ty Mëmëdhe shpesh shikoj.

/QendraPress.com