Çaste poetike me poeten;-Fatbardha Xhani MYSLIMAJ

MË PËLQEN
—————————–
Më pëlqen të ikë për pak
të duket sikur më humb
të dridhesh si një trumcak
të më ndjekësh si pëllumb…
Të të dhembë zemra për mua
të më duash me tërbim
të të zbus me një të dua
me një prekje të të bind!
/QendraPress.com/