Çaste poetike me poetin;-Lutfi MEMA

MUA NJË VAJZË, PO MË LINDI, DO T’I VË EMRIN TËND…
“Çastet e bukura nuk i ndien, kur i jeton, por,
kur i përjeton me mall”.
(Mahatma Ghandi)
Oh, sa fort u dashuruam,
kisha hyrë në zemrën tënde,
ne të dy u lumturuam,
jetë i jepnim kësaj ëndrre.
Balli yt ndrinte si diell,
qerpikët hapi pranvera,
errësirës ndrinin yjet,
një melodi na sillte era…
Buzëqeshte kjo natyrë, atëherë,
kur u njohëm ne,
flisnim ne për dashurinë,
zogjtë ndërtonin fole…
Ty mërgimi të rrëmbeu,
të martoi familja larg…
Do vija si Odeseu,
qilim të endje në Itakë…
Po ti ndrite si kometë,
humbe në qiellin me re, ah,
kjo ndarje sa më vret?!
Si ndodhi kështu me ne…?
S’njoftove, ndenje pasive…
Do çaja male për ty,
do ish ditë e mrekullive,
do ishe në krahë të mi…
Dashurinë, që ti ke mbjellë,
e ruaj në shpirtin tim…
Na ndanë për ca thashetheme,
kur lulet nisën të mbijnë…
Na gjetën ndonjë frakturë,
po ku humbe, dashuri?!
Në zemër ke lënë gjurmë,
shpirti nuk gjen terapi…
Bie për gjumë, rri i menduar,
portreti yt i bukur vjen,
oh, ky portret më lë zgjuar,
po ty nuk di çfarë ndjen…? * * *
Unë, kur të krijoj familje,
nuses do t’i flas për ty dhe një vajzë,
po na lindi, emrin tënd do i vëmë të dy…
LUTFI MEMA
Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar
/QendraPress.com/