Çaste poetike me poeten;-Farie BISHA

Nike e Samotrakës

—————————

Shpejtësia dhe fërfëllima e erës

 kthehen në ëndërr, aty,

në një hapësirë hyjnore.

indiferent ndaj saj s’mund të mbetesh.

Simbol i luftës, rezistencës, fitores,

i triumfit të shumëpritur.

E parë në librat e artit të rinisë së hershme,

e fshehur thellë në kujtesë, harruarr ndoshta.

Por papritur rikthehesh, si dhuratë e çmuar,

 që vlerën e diamantit merr.

Ekuilibër mes forcës dhe lehtësisë,

 hyjni e zbritur në tokë,]që ngrihet përtej kohës dhe hapësirës.

Ikonë e triumfit,

përpjekjes dhe madhështisë,

]e gjitha përmbledhur në trupin e një gruaje.

Flatrat sfidojnë peshën e ajrit,

]energji bukurie që s’vihet kurrë në dyshim.

Mesazh i qartë si vetëtimë depërton,

zgjon një dëshirë të fshehtë,

ikonë që çdo grua ka brenda vetes.

Pas çdo përpjekjeje të jetës tokësore,

ekuilibrin e saj hyjnor të gjej…

Farie Bisha Luzern 11.3.2024

Çaste poetike me poetin;-

/QendraPress.com/