Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

DHEMBJE PA LOT
————————————
Dua të flas me vetveten pa zë
të shpreh atë që nuk shprehet
t’i zgjidh rebuset një nga një
të rrëfej atë që s’mund të rrëfehet.
Është diku një dhembje pa lot
dhe plaga që nuk shihet dot
e trupin akull nuk e le të qetë
si dallgë deti na shtyn nëpër jetë.
E heshtur po ikën dhe kjo natë
me acarin pa borë kur shtrëngon
nga lart hëna zbardh si një pjatë
nëpër eter pa pushuar fluturon.
I humbur në mjegull të jetës
labirinteve të panjohura shtegtoj
duke i vënë një pikëpyetje vetvetes
e sekreteve,që nuk arrij t’i kuptoj…!
/QendraPress/