Çaste poetike me poetin;-Mark GJETJA

Të pres.
———————
Eja e dashura, té.pres sonte,
kur fillojnë, te dalin yjet,
si magji ,është fjala jote,
qé çelé lule ,dashurit.
Mé kujtohet pritja ime,
qé kish ndezur trupin tuaj,
né një cep të zemrës time,
puthjen ténde ,ende ruaj.
Porsi diell ulej mbi prag,
e bashkë dolëm nëpër muzg,
fryma ndihej, rreth e qark,
si dallgët,kur deti shkund.
Mrekulli kjo nata sonte,
noton hëna përmbi deté,
ky varg zdriti të mbaronte,
si poemé kur derdhë né fleté.
Mbete dashuri e heshtur,
porsi diell ti jeton ende,
hëna lart duke buzëqeshur,
lëshon drité fytyrës ténde.
Vitet ikën ,nëpër mjegull,
mbas dritares derdhe lot,
trupi yt i gjaté, si pjergull ,
aromë fryti hedhé né gotë.
Unë né heshtje po té shkruaj,
dhe pse vitet ,kané kaluar,
dhe mundohem që té shuaj,
mallin tim që s’ka té shuar.
Ky qytet i boshatisur,
në vetmi ditët kalojë,
verës ndjehem i braktisur,
neper rrugë ty te kërkoj.
/QendraPress/