Çaste poetike me poetin:Luan SHEHI

SI PUHIZË NGA PAS MË VJEN

——

Si puhizë nga pas më vjen,

herë-herë pranë më qasesh,

hiç-asgjë kurrë s’më rrëfen,

tutje-t’hu-ve më përplasesh…

Muzg më muzg e strukur ti,

dritë-mekura lesh-pakrehur.,

shoqe mjergullën përkarshi,

dallgën pajë brigjesh dehur…

Mes shtërgatash arratisur,

rreng ylberit ballin shdritur,

drizê më drizë vello-grisur,

bishtalecat zgjidh papritur…

Si puhizë nga pas më vjen,

udhë-humbura në mërgatë,

hiç-asgjë kurrë s’më rrêfen,

Hënë-mugëta gjysmë-natë…

/QendraPress/