Çaste poetike me poeten:Shukrije Dedinca BOROVCI

JETA KA NJË FUND /2025

—————————————

Po, vërtetë jeta ka një fund

por s’ështe fundi i botes…

ajo qe nis

një dite do te kryhet,

synimet qe arrihen

një dite do t’na përmbushin,

luftërat qe bëhen

një dite do te pushojnë,

fëmijët qe lindin, do te rriten…

…. jetës do t’i japin kuptim

tërmetet apo vërshimet

do te shkatërrojnë,

njeriu i gjalle prapë do gjallëroj,

çdo gjë qe vjen

një dite shuhet, shkon

ajo qe mbetet pas nesh do qëndrojë…

do jetoj dashuria qe ju falem te tjerëve…

ajo do mbillet ne zemrat e njerëzve,

do te mbahet mend nga mendja e tyre

s’do harrohet….

e dashuria ndernjerëzore

si një institucion

nga jeta do trashëgohet…

/QendraPress/