Çaste poetike me poetin:-Alban HAJRUSHI

 SYTË E NJË NATE

—————————

Sytë e mi i drejtova nga qielli,

Yjet vezullojnë mbi të qetën errësirë.

Nata sonte paska dritë,

Ndërsa yjet heshtur ndriçojnë.

Qielli duket i vogël sonte,

Por një dritë e fshehtë po ndrit lart,

Yjet janë si pishtarë të ndezur,

Që shndrisin pa pushim mbi natë.

/QendraPress/