Çaste poetike me poeten:-Shqipe BYTYQI

PAQË
——————
A t’kujtohet
dhimbja, pasi t’ketë ik
Krejt çfarë mbetet është hija
dhe vraga qe mbas vetes lë
në shpirt, në trup
aso që shihet me sy
aso që preket me gishta
edhe n‘errësirë
A t’kujtohet
si ther kujtimi saj
si godet
A e di, ofshama kurrë
dhembjen se ka mujt
veç ka rrëshqit si e çartur mbi te
veç ka ngulë thonjtë n’trupin e saj
dhe ka ra, ka ra ngadalë
A e di
vragët duhet lëmuar
duhet fol me to
qetë, qetë
se paqja jetime,
mbi dhimbjen
dhe mbi vrragët
flenë
A e di
që me dhimbjen
n’paqë, duhet jetuar
/QendraPress/