Prizreni qyteti më i vizituar në Kosovë dhe me gjerë.

Prizreni, është qytet që vizitohet gjatë tërë vitit, por këtyre ditëve janë mijëra vizitorë që vijnë në këtë qytet për të pa bukurit e Prizrenit e bashkë me këtë për të pa edhe trashëgiminë e lashtë që posedon Prizreni. Duke filluar nga Ura e Gurit që është tradita e qyteteve të lashta. Pastaj kalaja që rri si një vrojtues e pa ndalur për të pritur e përcjelle mijëra turistë e vizitorë që vijë në këtë qytet, bashkë me kompleksin e LSHP-së që është bazamenti i parë kombëtar dhe vendtakimi i shumë shqiptarëve anekënd nën-qiellit të Ballkanit e më gjerë. Këto dhe bukuritë tjera joshin vizitorët ë shumtë e tani më dihet se Prizreni është edhe njëri nga 10 pikat turistike më të bukura të Evropës,Kjo të thuash se është bërë fal pastërtisë, falët trashëgimisë si dhe shumë lokaleve që ofrojnë ushqim kualitativ, shërbime të mira e mbi të gjitha edhe të këndshme për ata që e vizitojnë këtë qytet, tani rregullimi dhe renovimi komplet i qendrës së ‘’Shadërvanit’ ka bërë që vizitorë të shumtë të vizitojnë këtë qytet e ko rrallë këtu hidhet vallja e bukur e atyre vizitorëve. Kështu tani më prizrenasit për faktin e jetojnë këtu dhe nuk e shijojnë sa duhet ëmbëlsinë e bukur që ka Prizreni, vizitorët që vijnë këtu dhe me ambientet krijuar , trashëgimin e pasur , pritjen e bujarinë e këtushme ata ndahen shumë të kënaqur Prizreni, po bëhet pika më atraktive e kësaj pjesë të Ballkanit perëndimor, e kjo padyshim se prizrenasit duhet ti bëjë krenar. /QendraPress/