Fryma poetike e së dielës me poeten:Brixhilda DEDE

DIELLI I BUZËQESHJES

——————————–

Ty, s’ ka arsye të të thonë luledielli,

se je e bukur!

Gjërat e bukura përveçse shihen,

ndihen e përjetohen me zemër.

Ndonjëherë shikoj livadhet mbrëmjeve

dhe mendoj se si mundet të jetë një

grua e jashtëzakonshme kur ndihet lënduar!

Mbase një qiell me tufan!

Mbase një pemë vjollcë ku shirat e lotëve

prekur mistere të brendshme përkëdhelin hiret,

në një qiell shkrepëtim yjesh të magjishëm.

Por ti ke lindur kryelartë dhe

gjithmonë koka të sheh qielli!

Më pëlqen dielli kur zemra e tij

portokalli merr në të kuqe!

I ngjan buzëqeshjes tënde fenomenale.

Aty ku fshihet sekreti i të qenit

femër apo delikatesë.

Por ajo që tërheq më tepër avrën e një gruaje si ti,

pasardhësja e perëndive,..

Është shkëlqimi vezullues i syve të tu.

Atëherë, mos u habisni përse të

gjithë përulen para saj!

Ajo nuk ka asgjë të veçantë përveç

 thjeshtësisë së natyrshme dhe haresë së papërballueshme!

/QendraPress/