Korisha e Prizrenit çdo 13 maj e mbulohet me dhembje e pikëllim

Korishën tani e plotë 26 vite radhazi në çdo 13 maj,e mbulon pikëllimi i madh. Ky pikëllim në fshatin Korishë  me këtë datë  po rrumbullakon dhembjen dhe përkujton burrërinë e kësaj treve nëpër dekada e shekuj. Kjo trevë ka pasur burra që për çështjen e atdheut kanë dhënë shumë e jo pak syresh janë flijuar .Po këtë ditë bashkërisht me të rënët e fundit të 13 majit të vitit 1999 përkujtohen edhe burrat e Kabashit e Korishës. Në këtë datë përkujtimore përkujtohen burrat si Sali Kabashi e të tjerë. Mirëpo,kulmi i dhembjes së muajit maj vazhdon të përkujtohet pikërisht 13 maji i vitit ‘99 i rënies së 77 martirëve,derisa forcat militare dhe paramilitare serbe ishin vendosur me arsenal të madh armatimi në një cep të magjistrales në afërsi të fshatit Korishë,ato forca  ishin fokusuar nga NATO,mirëpo dredhëria serbe ishte aq e egër dhe barbare dhe këto forca i largon e në vend të tyre i vendos trupat e pafajshme të civilëve nga 2 vjeç e deri në 70 vjeç që të i përdor si trupa të gjallë për bombardimet e pritura. Atë natë të  dhembshme mbi ato trupa fëmijësh,dhe pleqsh bien bombat e dhe këtu gjejnë  vdekjen 77 martirë të  pafajshëm. Dhembja ka bërë shumë familje të Korishës ta mbajë  mend këtë datë sa të jenë gjallë. Por, familja Ahmetaj këtë plagë e kanë të hapur edhe sot e kësaj dite. Zejnie Ahmetaj, është vetë më plagë trupi, por, plagën e  shpirtit e ka  të pambyllur asnjë second . Sepse para syve të saj iu vranë vajzat e saja ;Arbënorja dhe Saranda  pikërisht në lulen e rinisë 16 dhe 14 vjeqare. Derisa luftëtarin e lirisë Hamdi Ahmetaj, babi i këtyre dy të ndjerave  vritet nga mjekët serbë në spitalin e Prizrenit. E po këtë dhembje  e ka edhe sot e gjithë ditën Hyrmete Ahmetaj, kur para syve të  sajë u vranë  djali i vetëm Valoni nxënës shembullor dhe Vlora, bashkë më gjyshin Destan dhe gjyshen  Fizën .Kurse nga kjo familje Ahmetaj u varë dhe shumë të rinj .Familja e  veprimtarit Hasan Ahmetaj  u shua  tërësisht e dhembja atje edhe sot e kësaj dite është  letërnjoftim i vetëm. Prandaj 13 maji i vitit 199, per Korishën mbetet  re  e yeyë  përherë në  mendjen  atyre banorëve  dhe lagjes  Ahmetaj, Korishës dhe  gjihë Kosovës. Nesër kjo dhembje  ripërtihet në shpirtrat e atyre të gjallëve të cilët patën rast ta përjetojnë këtë tmerr./QendraPress/