Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Selvete Dërvishi NIMANI

Në heshtje zemra flet

———————————-

Sa gjëra lindin nga zemërimi,

Mendja si dallge humbet në det,

As mallkova , as fala trishtimin,

Veç ne heshtje, trazova retë.

Zemra shpesh flet në heshtje ,

Nuk ka fjalë qe mund ta shprehë.

Por dhe heshtja ka aq forcë,

Që ngreh dallgët gjer në re .

S’kam qen kurrë zemërdridhur,

Por dhe kam qarë-s’jam zemërgur.

Shpeshherë syri loton ,

Kur dhimbja shpirtin skllavëron .

Dhe nëse fjala s’gjen strehë,

Le të flasë heshtja për ne.

Se zemra flet më së verteti,

Kur s’mund të thotë asgjë me zë.

/QendraPress/