Mbledhje komemorative, për të nderuar veprën e avokatit shembullor Ruzhdi Berisha.

Sot, ka ndërruar jetë Avokati Ruzhdi nga Prizreni,një nga avokatët që i ka dhënë shumë avokatisë dhe në përgjithësi drejtësisë në Kosovë. Për të nderuar jetën dhe veprën e Ruzhdi Berishës që ishte një shembull jop vetëm si avokat , por edhe si një personalitet i rrallë sot
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës –. në Prizren, është mbajtur një mbledhje komemorative. Ku fillimisht kryetari u Odës së avokatëve të Prizrenit Blerim Mazrreku, i cili me këtë rast tha se :Ruzhdi Berisha i lindur më 9 shtator 1947, Avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada. Ai ishte gjithashtu një trajnues i palodhshëm i brezave të rinj të juristëve dhe një kontribuues i rëndësishëm në fushën e botimeve profesionale juridike .Puna, përkushtimi dhe integriteti i tij profesional lanë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Humbja e tij është një humbje e madhe për komunitetin juridik dhe për gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Në emër të familjes ka folur i bri i tij Labinot Berisha, me këtë rast me një ndjenjë të dhembjes dhe krenarisë falënderoi dhe tha se ai ishte një mësues e prind i rrallë .Kurse ne emër të gjykatës komunale me këtë rast fjalë rasti mbaji Shaban Shala, i cili foli për cilësinë e Ruzhdi Berishës dhe vizioni e tij profesional dhe mirësjelljen njerëzore. Kurse tej mase i emocionuar mezi rikujtoi me lot në sy çaste nga puna e përbashkët në drejtësi avokati dhe ish kryeprokurori Sylë Hoxha. Kurse evokime ndanë edhe shumë bashkëpunëtore të Ruzhdi Berishës, i cila pa dyshin se do të lerë vakum të konsideruar në angazhimet profesional të drejtësisë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më datë 14.maj.2025, në orën 16:30 në varrezat e qytetit në Prizren./QendraPress/