Çaste poetike me poetin;-Rexhep F.MORINA

NË KËNGËN E PËRJETËSISË

(Heroit të kombit Agron Rrahmani)

——————————————

Jetesë e rëndë në shtypje dhe robëri,

E kish farkëtuar me urtësi e trimëri.

Në qytet të Prishtinës studenti ilegal,

Qëndron i palëkundur si lisi në mal.

Kudo ecte ai në trojet anë e mbanë,

Ilegal në Tetovë, ilegal dhe në Tiranë.

Luftëtar i lirisë në misionin çlirimtar,

I shtonte radhët me djemtë guximtar.

Kalonte pa frikë nga fshatrat në qytete,

Hynte lirisht në lagjen e muhaxherëve.

Shkonte te baza që ndjehej më së miri,

E priste shoku i armëve, aty ish Fatmiri.

Një natë të vonë, agimi ende pa ndritur,

Nga aksioni në bazë shokët kanë arritur.

Me kriminelë ndeshen n’pritë të egërsisë,

Aty mbet Agroni në këngën e përjetësisë.

/QendraPress/