Çaste poetike me poeten;-Rajmonda BRAHA

Bota në Kaos
——————————-
Në këtë botë katrahurë ,
Disa qeshin disa qajnë ..
Disa nuk e njohin mirësinë …
Vuajtja i shoqëroi deri në amshim…
disa mjerimin kanë përqafuar …
Buzët ndridhur , të frikësuar ..
Për çati kanë qiellin e kaltër ..
Diellin si mbrojtje, acarin si mbulesë
në botën e madhe ,a ska për ta një shprese …?
E aty ,ketu bëhet edhe luftë ,
padrejtësisht masakrojnë…
Femijë të vrarë të gjymtuar …
ato kanë të drejtë për të jetuar …
Janë engjëj pa faj …
Pleq e gra prëre e vrarë ..
Pse o Zot akoma dhe sot ..?
E të tjerë bejnë luftë titanësh
për karrike politikanësh …
e populli vuan çdo padrejtësi …
Ku shkon kjo botë …Vallë a e di ?
Bota në Kaos, cfarë beni keshtu …?
Kur do jetë mjaft ?
Kur do linde drejtësia …?
para gjithçkaje ,të vlerësohet njeriu e liria …
Kur do pushojë loti i nënave duke qarë ,
për femijët e vrarë ,pa varr …
për vendin e shkatërruar …boshatisur …
Për dhimbjen që në palcë dhemb ..
Loti i nënës është i rëndë …
Mos e shkilni atë lot me këmbë …
Se aty do mbijnë lule …
aty një jetë e re do linde
O zot të lutëm ty ktheji botës mirësinë ,
paqen e lirinë …
Zot të lutem zbrit ne tokë …
Fol me njerëzit kokë më kokë
hapu sytë ndriçoju mendjen …
Se njerëzimi është tjetërsuar ..
Djalli është duke vallëzuar …!
po e nesërmja premton diell …
…nesër shpresojmë paqe e qetësi
e ardhmja është zëri i shpresës ….
jeta eshët e shenjtë ..o njeri ….
/QendraPress/