Fryma poetike e së dielës me poeten:-Abide Peci GASHI

KUR DHEMBË SHPIRTI
————————–
Dhemb shpirti dhemb,
kur prishet dita me diell,
Kur pranverës me blerim ,
bie shi me furi,
Kur bien për toke,
lulet e qelur në natyrë,
Kur në urrejtje është këthyer,
miqësia, dhe secila dëshirë!
Dhemb shpirti dhemb,
kur qielli është plotë me yje,
Kur drita e tyre nuk ndriqon ,
dhe është e zbehtë,
Dhemb kur hënes ,
drita i mbulohet prej reve,
Kur shkrepja e rrufeve ,
prishë naten e qetë!
Dhemb shpirti aq fortë dhemb,
kur pa u pjekur frutat ,
kalben të gjitha në pemë,
Dhe shportat e kopshtarit,
mbetën të tërat boshe,
Kur e shëmtuara quhet e bukur,
dhe bëhet e famëshme!
Dhemb shpirti dhemb,
kur vlera në kurthë bjen,
dhe e lidhë vetën me lak në fyt,
Kur veprat e pavlera i quejn art,
Në të njejtin pellg ,
zhyten zogjtë dhe minjët!
Dhemb shpirti dhemb,
kur takohen gënjeshtra dhe e vërteta,
Dhe qëndrojnë përballë,
njëra tjetrës,
Me stilolaps,
mbushen faqe prej letrës,
E para gjatë dites,
shpërblehet me lavdata,
Kurse e dyta mbulohet,
me errësirën që e sjellë nata!
Dhemb shpirti dhemb ,
kur dija dhe padituria,
Nuk i ndanë,
as një fije hijezimi,
Në finale shkojnë,
dorë për dore bashkë që të dya,
Me notën e njejtë barazohen,
analfabetizmi dhe arsimimi!
Dhembë shpirti dhemb ,
kur qëndron përpara realitetit,
Nuk mundë i mbyllë as për pak,
kapakët e dritareve
E shkatrron vetën,
dhe i sjellë dëm shëndetit,
Nuk e lë të qetë edukata,
dhe amaneti i të parëve!
11 Maj 2023,Mitrovicë
/QendraPress/